Kompozimi në pikturë, si gjinia që pasqyron veprimin e përbashkët të personazheve, mendimin e bashkuar të kolektivit, marrëdhëniet në mes tyre, në vitet ’70 kishte arritur rezultate shumë të mira, si në sasi po ashtu edhe në cilësi, në rritjen e nivelit ideoartistik, në pasqyrimin e realitetit tonë socialist, të madhështisë dhe epicitetit të kohës, ku mbizotëronin notat e fuqishme emocionale, zgjidhjet dinamike e koloret e ndritshme, duke bërë të mundur thellimin e përmbajtjes aktuale, përmes përforcimit të karakterit militant, partishmërisë proletare, karakterit kombëtar dhe frymës popullore. Në vitin 1964 është realizuar nga piktori Guri Madhi kompozimet të cilat janë edhe më të kritikuara të këtij piktori “Pëllëmbë e gjak”. Kjo punë arti...