Skulptura jonë e realizimit socialist përshkohet fund e krye nga ndjenja e optimizmit revolucionar. Ajo u flet njerëzve për bukurinë e jetës, për madhështinë e popullit e të revolucionit, për të ardhmen e ndritur të Atdheut e të njerëzimit, duke i frymëzuar ata me ndjenjën e perspektivës dhe me idenë e luftës e të përpjekjeve për arritjen e fitoreve të reja. Forcimi dhe konsolidimi i tipareve që janë më të qenësishme për natyrën dhe rolin e artit socialist në jetën e shoqërisë sonë, do ta ngrinte në një shkallë më të lartë partishmërinë proletare. Për artin tonë socialist është karakteristikë dalluese fakti se ai përshkohet tejembanë nga idealet e socializmit, frymëzohet nga përpjekjet e masave dhe, nga ana e tij. I frymëzon ato me këto ide...