Ky libër përmbledh ide të përzgjedhura që janë thelbësore për mësimdhënien dhe të mësuarit kompetent në arsimin e lartë. Dy karakteristikat kryesore të librit janë konciziteti dhe praktikabiliteti i tij. Libri shpjegon në mënyrë kompakte pikëpamjet teorike dhe praktike të të mësuarit dhe vë theksin tek tre kompetenca themelore të mësimdhënies akademike, siç janë planifikimi i një kursi ose i një programi diplome, zbatimi në praktikë i metodave të të mësuarit aktiv dhe përdorimi i vlerësimit formativ. Në këtë kuptim, libri inkurajon lexuesit të verifikojnë konceptet e mësimdhënies së tyre dhe, mbi këtë bazë, të zhvillojnë më tej edhe strategjitë e mësimdhënies së tyre në arsimin e lartë.+repphzhbib2019