Duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në shekullin e XXI-të, shekullin e progresit teknologjik dhe të inovacionit. Sot është fakt që zhvillimet teknologjike i kanë dhënë një dimension tjetër mënyrës se si jetojmë, si informohemi, si komunikojmë dhe si e perceptojmë realitetin. Për gjenerata të tëra sot është e vështirë të imagjinohet jeta e përditshme dhe puna profesionale pa një mori pajisjesh elektronike. Në këtë kontekst, si çdo fushë tjetër, edhe sistemet financiare në mbarë botën kanë qenë subjekt i avancimeve teknologjike e që as sistemi bankar në Kosovë nuk bën përjashtim nga kjo tendencë , është parë e nevojshme që të bëhet një hulumtim mbi zhvillimin e produkteve dhe digjitalizimin e shërbimeve bankare në Kosovë, përkatësisht në...