Ndërtesat me përdorim të përzier janë objekte me më shumë se një përdorim. Struktura e një ndërtese tipike me përdorim të përzier lejon hyrjen e të paktën dy grupeve të përdoruesve, ku të dy grupet përfitojnë prej pranisë së tjetrit. Mbrojtësit e politikës kompakte të qytetit argumentojnë se ndertesat me përdorim te përzier janë të nevojshme për arritjen e kompaktësisë. Kërkesa për dendësi në qytetet në zhvillim po rritet pasi çmimet e tokës po rriten dhe pothuajse nuk ka parcela të lira në qendra. Edhe pse nuk ka masa universale për etazhitet të ulët, të mesëm dhe te lartë, une besoj se mund të lidhet me vendndodhjen dhe karakteristikat e qytetit. Ne disa vende dendësi ultra të larta gjenerohen nga kushte të ndryshme dhe prejardhja lokale ...