Ambienti jetësor ka rëndësi shumë të madhe në jetën tonë, ku rrjedhimisht duhet të kushtohet shumë rëndësi kujdesit ndaj tij pasi që ambienti paraqet ajrin që ne thithim çdo ditë. Një ndër sfidat më të mëdha që është paraqitur në ditët e sotme, si rezultat i shumë veprimtarive të ndryshme dhe si pasojë e mos angazhimit të instrumenteve shtetërore është edhe sfida e ndotjes së ambientit jetësor në Kosovë. Kjo sfidë deri më tani, ka qëndruar në një farë mënyre e papërballueshme për institucionet tona duke pasur parasysh që kemi mungesë të theksuar të informacionit mbi ndotjen e ajrit, pasojat e ndotjes, masat mbrojtëse ndaj ndotjes etj. Kjo sfidë ka qenë prezentë në vendin tonë, por ajo mori jehonë disa vite më parë, me saktësisht në nëntor...