Kjo temë do të diskutojë për të ushqyerit e të sëmurëve me hypertension dhe me diabet, në thelb është një problem serioz shëndetësor dhe është e rëndësishme për tu vlerësuar se si pacientët pas pranimit në institucionet e kujdesit shëndetësor trajtohen nga stafi mjeksorë, si e përdorin terapin dhe sa kanë ndikuar këshillat për ushqyerje tek këta pacientë. Në këtë temë do të shqyrtohet përgjegjësia e detyrës së kujdesit të pacientëve dhe përdorimi i mjeteve të vlerësimit të rrezikut, reduktimi i faktorëve të rrezikut (të brendshëm dhe të jashtëm), klasifikimi sipas stadeve, kujdesi infermieror, diagnostifikimi, komplikacionet e mundshme, parandalimi dhe trajtimi. Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje kronike jo ngjitë...