Hulumtimi për këtë punim është realizuar gjatë vitit 2015 dhe fokusi ka qenë tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe studimore është vërejtur se cilat janë barrierat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Cili është trendi i krijimit të ndërmarrjeve të vogla në Kosovë. Ky dokument shpjegon se cilat janë burimet e investimeve që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë i përdorin për tu rritur dhe zhvilluar. Çfarë lloje të përgjegjësive kanë ndërmarrësit dhe gjithashtu në këtë dokument mund të gjeni një analizë rreth investimeve, menaxhimit të investimeve, burimeve të investimeve. Roli i menaxherit financiar në zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme (NVM) është vital për zhvillimin dhe zgjerimin e treg...