Shëndeti i çdo pacienti është gjëja primare që çdo infermier duhet ta ketë parasysh dhe të tregojë një kujdes të veçantë. Skizofrenia është një çrregullim i rëndë mendor në të cilin emocionet e personit, mendimi, gjykimi dhe zotërimi i realitetit janë aq të çrregulluara saqë funksionimi i tij ose i saj është i dëmtuar rëndë. Ky hulumtim ka si qëllim zgjërimin e njohurive në fushën e psikiatrisë, përkatësisht kualitetit të jetes te pacientet me skizofreni. Në këtë punim do të tregojmë se skizofrenia është një problem serioz shëndetësor dhe është e rëndësishme për tu vlerësuar prej fillimit, dhë do të përdorim pytsorë të përmbledhim shkurtimisht vështirësitë në vlerësimin e cilësisë së jetës në pacientët skizofren, si dhe rezultatet në...