Urbanizimi është fenomeni i pashmangshëm i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Urbanizimi është një rritje e numrit të njerëzve që jetojnë në qytete. Urbanizimi ndodh kryesisht sepse njerëzit lëvizin nga zonat rurale në zonat urbane dhe kjo rezulton në rritje në madhësinë e popullsisë urbane dhe në shtrirjen e zonave urbane. Këto ndryshime në popullsi sjellin ndryshime të tjera në përdorimin e tokës, aktivitetet ekonomike dhe kulturë. Në vitin 1960, popullsia globale urbane ishte 34%; deri në vitin 2014 popullsia urbane ishte 54% dhe vazhdon të rritet. Deri në vitin 2050 përqindja e popullsise që jeton në zonat urbane pritet të arrijë në 66%. Qyteti i Lipjanit është njëri nga qytetet qe po pëson njërin nga trendet më të shpejta të urbanizimit...