Faktorët financiarë së bashku me rreziqet që i shoqërojnë ato luajnë një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të një vendi. Kemi permendur pesë funksionet kyçe të një sistemi financiar. Zhvillimi i sektorit financiar zhvillohet kur instrumentet financiare, tregjet dhe ndërmjetësit punojnë së bashku për të zvogëluar kostot e informacionit, zbatimit dhe transaksioneve. Zhvillimi financiar është tërësia e faktorëve, politikave, institucioneve që sigurojnë ndërmjetësues dhe tregje financiare efektive, ashtu si akses të thellë dhe të gjerë në kapital dhe në shërbime financiare , nxit rritjen ekonomike nëpërmjet akumulimit të kapitalit dhe avancimit teknologjik duke rritur normën e kursimeve, duke dhënë informacion rreth investimeve, duke opti...