Qëllimi bazë këtij studimi ka qenë studimi i efektit antimikrobik, i konservuesit me bazë bimore në qumështin e freskët dhe njohja me përbërjen e qumështit, mikrobiologjinë e qumështit dhe problemet e industrisë së përpunimit të qumështit. Analizat e numrit të përgjithshëm të mikroorganizmave në qumësht janë realizuar në përputhje me kërkesat e ISO 4833. Nga mostrat e marra rastësisht në treg, janë ndarë në dy mostra ku tek Mostra 1 kemi analizuar numrin e mikroorganizmave total pa përdorur ndonjë trajtim, ndërsa tek Mostra 2 kemi analizuar numrin e mikroorganizmave total pasi kemi shtuar një sasi prej 0.4 ml konservues për 1 L qumësht. Rezultatet tregojnë se numri i mikroorganizmave është ulur për 26 herë 30 minuta pas shtimit të konservue...