Objektet Hoteliere janë ndërtesa që shërbejnë për banim apo akomodim të shkurtër dhe të përkohshëm të mysafirëve tё cilat mund tё jenё për qëllime turistike, biznesore, pushime etj. Hotelet mund t’i ndajmë në: Hotelet urbane (në brendi të qyteteve), hotelet suburbane (në rrethina të qyteteve), hotelet për pushim (larg qyteteve dhe zonave të banuara). Ky punim është fokusuar në kategorinë e fundit të këtij klasifikimi, përkatësisht në hotele malore. Numri i këtyre hoteleve në Kosovё është mjaft i kufizuar për momentin pasi të tilla janë edhe investimet ne turizmin malor. Vendi idela për ndërtimin e një hoteli malorë është parashikuar të jetë fshati Brod në komunën e Dragashit. Me rëndësi është të ceket se në vende malore duhet pasur kujdes t...