Motelet janë objekte që shërbejnë për banim / akomodim të shkurtër dhe të përkohshëm të mysafirëve /personave me mjete të motorizuara (motoçikleta, automobila, kamionë, etj) të cilat objekte ofrojnë; fjetje, qëndrim, vendparkingje me qasje të lehtë, automekanik dhe stacione karburanti (në afërsi), instalime telefonike, po ashtu edhe ushqim të shpejt e në raste tjera edhe aktivitete shoqërore e rekreuese. Emërtimi i këtyre objekteve është akronim i “Motor Hotel” – Motel, term ky i futur në leksikon pas Luftës së Dytë Botërore. Si rrjedhojë, këto janë hotele që vendosen kryesisht në pjesë periferike të qyteteve, ndanë akseve rrugore magjistrale, arterie të cilat lidhin qytete tjera apo vende turistike e atraktive. Rrjedhimisht këto hotele duh...