Definimi i objekteve shumëbanesore: Objektet shumëbanesore të banimit mund të definohen si grumbullim i njësive për banim të përkohshëm apo të përhershëm, të përsëritura horizontalisht dhe vertikalisht në disa kate, të cilat ndajnë së bashku strukturën, konstruksionin dhe një numër të kthinave dhe hapësirave kolektive, qoftë të brendshme (komunikimin, kthinat sociale, kulturore, të shërbimeve, etj) po ashtu edhe të jashtme (rrugicat, oborret, kopshtet, parkingjet, etj). Karakteristikë veçuese e objekteve shumëbanesore është DENSITETI. Këto objekte varësisht prej vendit, dedikimit specifik dhe konceptit të dizajnit njihen edhe si: Banim Kolektiv (Shared Housing), Banim Shumëfamiljar (Multi-Family Housing), Ndërtesa Apartamentesh (Apartment B...