Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një Shkolle Fillore e cila ka për qëllim kryesor promovimin e Arsimimit, kulturës dhe artit.I tërë projekti ështe i bazuar në udhëzuesin e përpiluar nga ministria e arsimit,shkencës dhe teknologjise për shkollat në Kosovë. - Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në qytet në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet të i’u jepet rëndësi më së shumti. Në qytetin e Gjilanit aktualisht ekzistojn numër i konsiderueshem i shkollave fillore, mirepo të cilat operojnë me kapacitete jashtë normave standarde. Duke marrë parasysh se në qytet dominon rinia dhe duke u nisur nga nevoja e madhe për Shkolle Fillore, kam vlerësuar se projektimi i ndërtesës së shkol...