Qëllimi kryesor i përzgjedhjes se kësaj tematike ka qenë ideja e krijimit të Vilës e cila shfrytëzon konceptin origjinal të zhvillimit të Vilës e cila mban në vete edhe funksionet komplementare përpos banimit. Duke u munduar që të gjithë banorëve, apo anëtarëve të familjes të cilët e shfrytëzojnë objektin të kenë mundësinë t’i përmbushin të gjitha nevojat e tyre jetësore, duke përfshirë punën, pushimin, aktivitetin e lirë, arratisjen nga jeta dinamike e qytetit dhe relaksimin. Prandaj si problematikë është trajtuar çështja e biznesit familjar, të cilët në kuadër të Vilës kanë mundësinë të kultivojnë produktet që zhvillohen në vend. Si zgjidhje finale është sintetizuar Vila dhe hapësirat për aktivitetet e punës, me të gjitha elementet e nevo...