Ky punim do të trajtojë çështjen e organizimit të ndërtimit të një objekti shumëbanesor. Do të trajtohen tema dhe fusha si përshkrimi teknik, organizimi i punishtës me disa faza dhe pjesë përbërëse si punët përgaditore, rrugët e përkohshme, rrethoja, instalimet e përkohshme, zyret e përkohshme, mënyra e vendosjes, ushqimi dhe sigurimi shëndetësor i punëtoreve si dhe depot. E gjithë kjo do të paraqitet edhe me skemë lidhur me rregullimin e punishtës. Pas këtij përshkrimi, në punim do të përshkruhën edhe mënyrat e kryerjes së punëve kryesore ndërtimore, duke përfshirë punët tokësore, punën beton-armesë, si dhe proceset e tjera përcjellëse. Zgjedhja e mekanizmit për ndërtim është po ashtu një proces tejet i rëndësishëm që do të trajtojë punimi...