Kosova është ndër shtetet më të vogla në rajon, dhe atë, si ekonomikisht, ashtu edhe nga aspekti i madhësisë së territorit dhe popullatës së saj, mirëpo kjo në të njëjtën kohë e luan një rol të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kosova ka treguar që është faktor stabiliteti në dy raste të ndryshme por gradualisht të ngjashme. Së pari, Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk e destabilizoi rajonin dhe nuk u bëri thirrje aktorëve të tjerë të rajonit për të kërkuar ndryshim kufijsh, ashtu siç u frikësuan disa, dhe që, në fakt, u shfrytëzua si argument (nga ana e Serbisë në këtë rast) kundër pavarësisë së Kosovës. Dhe së dyti, është dialogu në rrjedhje e sipër, i ndihmuar nga UE-ja midis Kosovës dhe Serbisë, i cili filloi ...