Një eksod masiv i qytetarëve të Kosovës ndodhi në dimrin e vitit 2014/2015, duke ngritur pyetje urgjente mbi arsyet e tij dhe implikimet e mundëshme për Kosovën dhe vendet e destinacionit. Kjo analizë e shkurtër politike jep një përshkrim përmbajtësor të shkaqeve kyçe të migracionit dhe një vështrim mbi veçantitë e fenomenit. Ne arrijmë në konkluzionin që eksodi është rezultat i një shteti të ri në ndërtim, i cili nuk mban dot më entuziasmin dhe shpresën e qytetarëve e ta kthej atë në zhvillim të qëndrueshëm. Në të kundërt, humbja e shpresave dhe perspektivës, si dhe zhgënjimi i akumuluar mbi klasën aktuale politike, nepotismin dhe korrupsionin po largojnë tashmë dhe klasën e mesme. Shtrirja dhe koha e kësaj vale migracioni është e lidhur n...